Futboll Seria A Sport

A E HUMBI “EL CLASICON” E FUNDJAVËS? Piqué njofton përmes miqve të tij

Gerard Piqué konfirmoi këtë të mërkurë për rrethin e tij të miqve të ngushtë se do të jetë gati për “El Clasico” e kësaj të diele në “Bernabéu”. Mbrojtësi qendror katalanas, i cili dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Napolit, në sfidën e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, kaloi testet mjekësore këtë mëngjes. Më pas vijoi me ushtrime riaftësuese, siç raportohet nga “SER Catalunya”. Ky medium, ashtu edhe RAC, bëjnë me dije se Pique do të jetë në dispozicion të trajnerit Setién për transfertën e madhe në Madrid.

Ai kërkoi të hynte në fushë në minutat e mbetura të lojës në “San Paolo”, pasi u largua nga fusha për mjekim. I tha Setién që të mos e zëvendësonte, por si në “San Mamés”, ishte vonë. Setien nuk rrezikoi të mbetej me nëntë lojtarë në fushë, pas të kuqes së Vidal, ndaj aktivizoi Lenglet. Piqué e la stadiumin e Napolit duke ecur me këmbët e tij. Ai u pa duke shtrënguar dhëmbët në dhomën e zhveshjes, por Piqué është një lojtar që ankohet pak, e duron dhimbjen dhe bën gjithçka për të mos munguar në “El Clasicco”. Me akoma pesë ditë të mbetura për stërvitje dhe dëmtimin serioz të përjashtuar, qendërmbrojtësi pritet të jetë shtyllë e Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.

Related posts

REFUZOI SHQIPËRINË/ Nesër përballet për herë të dytë me Juven: Në të parën ndërrova fanellën me Pogba

Delo.autor

Coutinho: Ky futbollist nuk zëvendësohet, ekziston vetëm një në botë

Sadik.Autor

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Delo.autor

Leave a Comment