Futboll Seria A Sport

HYRI NË FUSHË TË TAKONTE CR7/ Ja momenti kur siguria nxjerr jashtë fushe tifozin (VIDEO)

Kristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje. Kjo erdhi dhe si rrjedhojë e lojës aspak të mirë që Juventusi bëri.

Pak fantazi dhe shumë pak gjallëri bën që Ronaldo të ishte në hije. Drejt fundit të takimit nervat u shtuan për bardhezinjtë, teksa Ronaldo u rrëzua në zonë dhe kërkoi një penallti, por që arbitri nuk e akordoi.

Më pas në minutat shtesë, në fushën e lojës hyri dhe një tifoz që donte të takonte portugezin, i cili ka reaguar për ta larguar.

Tifozi i është ulur në gjunjë yllit portugez, teksa është kapur nga siguria dhe është tërhequr jashtë fushës së blertë.

Related posts

SHTOJNË DOZAT E AKUZAVE NDAJ CEFERIN/ Realit nuk i del inati: UEFA, regjim diktatorial

Delo.autor

FORCË DHE TOPIN NË GJAK/ Ja kush është 20-vjeçari i Milanit që ka shtangur në…180 minuta

Delo.autor

FITORJA NDAJ HUNGARISË/ Portieri Berisha nuk e harron Ylli Mihalin, ka edhe një dedikim për Gjimshitin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment