Futboll Sport

DUHEJ KARTONI I KUQ APO JO PËR BITRIN? Ja çfarë shkruhet në rregulloren e FIFA-s (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të kujtohet gjatë e do të debatohet gjatë, sidomos për një episod që ndikoi në fatin e takimit, penalltia e parë për bardheblutë.

Bitri bën faull ndaj Torasës dhe Xhaja nuk ka dyshime për goditjen nga pika e bardhë. Por ai heziton për pak çaste derisa i nxjerr kartonin e kuq lojtarit ët Partizanit, i sinjalizuar nga gjyqtari i linjës Olsid Ferataj.

Të kuqtë pas ndeshjes kanë reaguar ashpër për këtë moment, duke e cilësuar si absurd vendimin për të kuq ndaj futbollistit të tyre, pasi gjyqtari nuk kishte sigurinë absolute se ai ishtë një rast i pastër shënimi për gol duke parë rrethanat.

Rregullorja e FIFA-s për raste si ai i Bitrit për ndërhyrjen ndaj Torasës shkruan në Nenin 12 të saj si më poshtë:

Kur një lojtar kryen një shkelje ndaj një kundërshtari brenda zonës së rreptësisë që i mohon kundërshtarit një mundësi të qartë shënimi dhe gjyqtari akordon penallti, lojtari që bën shkeljen ndëshkohet me të verdhë nëse u përpoq të luante topin.

Në të gjithë rrethanat e tjera (për shembull mbajtje, tërheqje, shtyrje, pamundësi për të luajtur topin, etj.) lojtari që bën shkeljen duhet të ndëshkohet me karton të kuq.

Duhen marrë në konsideratë situatat në vijim:

-Distanca mes shkeljes dhe portës

-Drejtimi i lojës

-Mundësia e mbajtjes apo kontrollit të topit

-Pozicionimi dhe numri i mbrojtësve

Ajo që lë shumë vend për interpretim është nëse Xhaja, apo asistenti Olsid Ferataj që e sinjalizoi, duhej ta cilësonte momentin si rast të pastër për gol të Torasës apo jo që të nxirrej direkt kartoni i kuq dhe jo i verdhi.

Me Hoxhën që hidhej në këmbët e Torasës para gjuajtjes, e Hakajn që shoqëronte aksionin, vendimi për kartonin e kuq lë shumë vend për të diskutuar dhe ka sjellë reagimet e të kuqve për këtë episod i cili rezultoi vendimtar për fatet e sfidës.

Related posts

LEGJENDA E CITYT/ Kapiteni Kompany ndihmon të pastrehëve në Mançester

Isa.Autor

MODULI I LOJËS/ Ancelotti: E kam të vështirë të zgjedh, Insigne do të fokusohet tek…

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Khabib i shpall “luftë” Mayweather, amerikani pranon vetëm në rast se …

Isa.Autor

Leave a Comment