Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 0-1

Vllaznia do të presë në shtëpi Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë Superiore. Shkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Luftëtarin në shtëpi me shifrat 4-0 dhe do të kërkojë të vazhdojë me rezultatet pozitive. Ndërsa korçarët që vijnë pas fitores me Teutën, gjithashtu do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të hyrë në garën për Kupat e Europës.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Loro Boriçi”, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë do të aktivizohet Jashanica, i cili zbret në fushë pas një pezullimi 2 vjeçar.

 

LIVE/ Vllaznia – Skënderbeu 0-1

 

KOMENTI LIVE:

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Pranë golit Skënderbeu me Mensah, i cili provon me kokë, pas harkimit nga e djathta e Gripshit, por topi ndalet nga portieri i Vllaznisë.

36′ Zëvendësim te Vllaznia, Ramadani lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë Shehi.

34′ Moment i dyshimtë, Skënderbeut i anulohet një gol. Gripshi shkëputet bukur del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë, por për gjyqtarin anësor kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Nuk është dakord futbollisti i skuadrës korçare.

31′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati lëviz bukur dhe lëshon një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Vllaznisë, që largon rrezikun në këndore.

30′ Xhunior provon me një goditje të rrezikshme, por kontrollon gjithçka Koliçi.

17′ Meksi harkon një top të rrezikshën nga e djathta, devijohet nga Malota dhe përfundon në duart e portieri Efremov.

11′ Vllaznia provon të kundërpërgjigjet me Zhunior, i cili futet bukur në zonë, provon të godasë, por ndalet nga Mara. Sulmuesi i skuadrë shkodrane pëson edhe një dëmtim, por rikthet sërish në fushë.

10′ Gripshi dhe Meksi provojnë kombinimin por në fund ka vetëm rivënie fundore për Vllazninë.

9′ Skënderbeu qarkullon bukur topin, dhe provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen shkodrane me aksione të rrjeshme nga krahët.

8′ Minuta të mira për korçarët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.

3′ Taipi jep sinjalin e parë për Skënderbeun. Mesfushori ndalet nga Gurishta në hyrje të zonës.

1′ Ka startuar sfida.

Related posts

ITALIA KA DY GOLA AVANTAZH/ Ja llogaritë dhe rregullorja për në Botërorin e Katarit

Delo.autor

NJOFTIM/ KOMBËTARJA “sposton” SUPERLIGËN, FSHF-ja zbardh axhendën e KUQEZINJVE

Isa.Autor

VAZHDON ME FITORE/ Mbappe mposht Nimes dhe vendos rekord historik

Delo.autor

Leave a Comment