Moto GP Sport

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Moto GP, anullohet gara e Çmimit të Madh të Katarit (FOTO)

Gara e Çmimit të Madh të Katarit në Moto GP, e planifikuar për t’u zhvilluar më 8 mars në pistën e Losail, është anulluar. Shkak është bërë coronavirus, që ka detyruar organizatorët e garës dhe drejtuesit e DORNA (organizata që drejton Moto GP) të anullojë garën. Do të zhvillohen vetëm garat e kategorive Moto 2 dhe Moto 3, duke qenë se skuadrat ndodhen në pistën e Losail për testet dimërore.

Vendimi u mor pak minuta më parë pas rasteve të coronavirus që ka patur orët e fundit në Katar me disa shtetas italianë. Kjo ka sjellë alarmin në Katar, duke vendosur të anullojë veprimtaritë sportive. Jo vetëm kaq, por qeveria e Katarit ka vendosur të anullojë ardhjen e italianëve në këtë vend dhe të nisë një aplikim karantine prej 14 ditësh pë rata që ndodhen aty, një periudhë e gjatë, duke qenë se gara zhvillohet pas 7 ditësh.

Related posts

PAS RIKTHIMIT NË “BERNABEU””/ Zidane ka në listë 6 lojtarë të vlefshëm, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

CHELSEA-LEEDS/ Lampard kërkon fitoren për të marrë kreun e Premier League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ZBULIMI I PANUCCIT”/ Ish-mesfushori i kombëtares largohet nga Shkëndija e Tetovës

Delo.autor

Leave a Comment