Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ E zbulon miku i Ronaldos, ylli portugez dëshiron të kthehet te Reali

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe ato spanjolle. Bëhet fjalë për yllin portugez Kristiano Ronaldo. Lajmi është bërë publik nga gazetari Edu Aguirre, i cili zbulon se CR7 ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Madrid. Aguirre është mik i yllit portugez dhe kjo e përforcon gjithmonë e më shumë idenë e rikthimit të Ronaldos në Madrit.

Futbollisti i Juventusit ishte dje i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, ku ndoqi nga afër “El Classico”-n, ndërkohë që iu rezervua një pritje e ngrohtë.

“E di me siguri se Ronaldo ka një dëshirë të kthehet të luajë për Real Madrid. Ai ndjeu një afeksion të veçantë nga tifozët madrilenë kur erdhi në ‘Santiago Bernabeu’. Tani për tani ai është i fokusuar i gjithi te Juventusi, por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nga ne s’e di”, Aguirre.

Related posts

“KTHIMI TEK CHELSEA ISHTE VETËM ÇËSHTJE KOHE”/ Lukaku: Tek Interi kuptova se çfarë duhet për të fituar…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë, nis pjesa e dytë. Rezultati 5-1

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Juventus, objektivi kryesor në merkato është ylli i “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment