Futboll Sport

“MË PËLQEN TË SHËNOJ GOLA”/ Mirlind Daku prezantohet zyrtarisht te Spartaku i Moskës

Mirlind Daku ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është prezantuar si lojtari më i ri i Spartak Moskës, klub që investoi 11 milionë euro për transferimin e tij nga Rubin Kazan.

Daku ka firmosur një kontratë trevjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 19. Në mesazhin e tij të parë si futbollist i Spartakut, ai premtoi gola për tifozët e skuadrës së re. : “Më pëlqen të shënoj gola. Tani do ta bëj për Spartakun.”, ishin fjalët e para të sulmuesit kuqezi, pas prezantimit me fanellën e skuadrës së tij të re.

Pas katër sezonesh dhe 37 golash me Rubin Kazan, 27-vjeçari hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, ndërsa te Spartak Moskë synon të konfirmohet si një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit rus

Related posts

SOLARI KËRKON NË EKIP…/ Real Madridi përballet me konkurrencë të ashpër

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Paqe në “San Siro”, Italia dhe Portugalia ndahen pa gola (VIDEO)

Isa.Autor

U SHTY PËR SHKAK TË COVID-19/ UEFA merr vendimin zyrtar për ndeshjen Tottenham-Reins. Ekipi e Contes rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment