Është shumë e vështirë që në një kotec plot me gjela të ketë vend për një tjetër… Të gjithë lojtarët që transferohen te Barcelona, e dinë që u duhet një kohë për t’u përshtatur dhe për t’u integruar me shokët e skuadrës.
E tregoi pak kohë më parë Henrik Larson, kur Ronaldinjo e kishte këshilluar për ekzistencën e këtij “protokolli” brenda skuadrës. “Të vënë në provë, sepse aty ka hierarki”, ishte fjala e brazilianit për suedezin. Kaq mjafton për të kuptuar që figura e Eder Sarabias nuk u pëlqen shumë lojtarëve të Barcelonës. Ndihmësi i Kike Setienit është futur si një elefant në një dyqan dhe po shkatërron gjithçka. Ai është shpërthyes në stol dhe këtë stil ka pasur që te skuadrat e tjera, Las Palmas dhe Betis, por duhet të bëjë kujdes.
Te Barcelona ka një tjetër mënyrë për të reaguar. Nuk janë vetëm lojtarët e katalanasve ata që janë mërzitur me mënyrën se si Eder Sarabia sillet në pankinë apo me shprehjet e forta, sharjet dhe mallkimet gjatë “El Clasico”-s, por edhe kundërshtarët. Një muaj më parë ishte Gaja, i cili tregoi pas ndeshjes Valencia-Barcelona se Sarabia është i pasjellshëm. “I thashë Setienit si e duron një të tillë si ndihmës trajner. Ai vetëm bërtet gjatë gjithë ndeshjes dhe më provokonte që të bëja gabime”.
DEL ZBULUAR – Mediat spanjolle kanë zbardhur të tjera biseda që Eder Sarabia ka bërë me pjesëtarët e tjerë të stafit të katalanasve. Përveç mallkimit ndaj Grizmanit që humbi një rast të mirë përpara portës (‘Antuan shkofsh në djall, godite atë m… topi’), zbulohen lojtarët e tjerë që kanë qenë në qendër të kritikave të zëvendës-trajnerit të Barcelonës.
Ai është ankuar edhe për disa pasime të Pikesë. “Janë një m…, janë një m… këto pasimet e gjata”, thoshte Sarabia teksa Pike kërkonte që të zhvendoste lojën nga ajri. Artur Melo dhe De Jong gjithashtu nuk i kanë shpëtuar kritikave të Sarabias, i cili nga mungesa e eksperiencës ka harruar të vendosë dorën përpara gojës dhe kamerat kanë zbuluar gjithçka.
“Frenki, po ti çfarë bën aty?”, pyet holandezin kur ky i fundit nuk ndjek aksionin për të bërë presing. Emisioni “Gol” raporton se Sarabia e ka pasur me Semedon shprehjen: “Nuk po bën asgjë nga ato që duhet”. Zëvendës-trajneri i Barcelonës nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën se si mesfushorët dhe mbrojtësit po e interpretonin ndeshjen dhe në fund ka thënë: “Benzema është duke bërë çfarë i do by…!”
🎙️🌬️ @tonifreixa en el @partidazocope
➡️ "Cuando Valverde parecía que no reaccionaba en la banda, se criticaba. Y ahora que tenemos un segundo entrenador que vive con intensidad los partidos (Eder Sarabia), también"#PartidazoCOPE
📹 @vamospic.twitter.com/Dyqb4tQg6S
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 2, 2020