Futboll Seria A Sport

NGA KOULIBALY TEK ALLAN/ Napoli ka një “bankë mishi dhe gjaku” 250-milionëshe

Pak a shumë, 245 milionë euro… Është një “bankë mishi dhe gjaku”, para që rrjedhin ndër muskuj. Është një pasuri atje, në radhët e Napolit, që duhet të rivlerësohet, të kthehet në shkëlqimin e saj. Futbolli është sport i paparashikueshëm, që krijon (në mënyrë të merituar) yjet e tij, pastaj i “djeg” ato, ose i errëson. Kjo ndodh nga fataliteti i dëmtimeve, ose nga performanca e munguar rastësisht, ose nga një gjë tjetër shumë njerëzore. Megjithatë, Meret dhe Lozano, Koulibaly dhe Allan janë kapital (gjithashtu njerëzor) i prekshëm. “Corriero dello Sport” bën një llogaritje, sa vlejnë të gjithë, sa mund të japin ende dhe me çfarë perspektivash. Kuptohet, “topi” bën si të dojë, ndonjëherë merr trajektore të padëshirueshme, humbet dhe e kthen fatin me kokë poshtë.

Koulibaly dhe Allan për Napolin janë lojtarët më të shtrenjtë, kampionë të paarritshëm në imagjinatën kolektive. Meret dhe Lozano janë, po ashtu, investime “monstruoze” të një klubi që nuk ka ngecur para kërkesave financiare. Duke shtyrë përpara në këtë drejtim, presidenti De Laurentiis i ka dhënë krahë ëndrrës për të ndërtuar një të ardhme të madhe. Dhe “bizhuteritë”, siç ju e dini, janë njëlloj ari, që nuk e humbasin vlerën. Thjesht duhet të prisni momentin e duhur për t’i reklamuar e shitur ato. Në foto-grafikun e mëposhtëm mund të “zbërthehet” “banka prej mishi dhe gjaku” e Napolit:

Related posts

VERË E “NXEHTË” PËR BARCELONËN/ Koeman i vë syrin futbollistit të Manchester City

Delo.autor

Zbulohen fjalët e Ronaldos/ Ja çfarë i tha portugezi arbitrit pas KATONIT TË KUQ (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) Manchester City dyfishon rezultatin ndaj Bournemouth, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment