Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Stopim perfekt dhe gjuajtje vrastare, Realdo Fili tund rrjetën pasi futet nga stoli (VIDEO)

Realdo Fili ka gjetur rrugën e rrjetën ditën e sotme me Botoshanin në Ligën e Parë në Rumani.

Skuadra e Filit ishte duke u mposhtur  2-0 ndaj Çindia Targoviste, ndërkohë që sulmuesi shqiptar hapi rrugën e golave për Botoshanin në minutën e 26’, duke shënuar një gol shumë të bukur, teksa ishte futur në fushë nga stoli në minutën e 10’.

Pas një krosimi të marrë nga krahu i majtë, Fili e stopon bukur topin, për të lëshuar më pas një gjuajtje të fortë me të majtën, e cila u ndal në fundin e rrjetës.

Kjo i dha zemër ekipit të Botoshanit, që gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 42’ me Kejta.

Ky është goli i dytë për Filin në këtë vit, teksa gjeti rrugën e rrjetës edhe më 18 janar, në fitoren minimale të Botoshanit ndaj Poli Iasi.

Related posts

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

TOMORI “BLINDON” MESFUSHËN/ Afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa…

Delo.autor

Miqësorja me Norvegjinë, ja formacioni i Kombëtares së Panuccit

Q.Autor

Leave a Comment