Futboll La Liga Sport

SETIEN ME PROBLEME TË MËDHA/ Barcelona tronditet nga një tjetër dëmtim!

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme. Mbrojtësi i ekipit, Junior Firpo ka pësuar një dëmtim në dorën e tij të majtë dhe përveç dëmtimit ajo që shqetëson më shumë është mënyra se si është marrë ky dëmtim.

Firpo ka qenë duke garuar me “Go-kart” dhe ka pësuar një aksident nga i cili ka vrarë dorën e majtë. Ende nuk është përcaktuar se sa serioz është ky dëmtim, pasi priten ekzaminime të tjera. Duket se tersi i dëmtimeve nuk po i ndahet këtë sezon blaugranave.

Kujtojmë që Barça vuan mungesën e dy prej lojtarëve më me rëndësi në ekip, siç janë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Gattuso “shtrydh” kuqezinjtë para debutimit në Serinë A ndaj Napolit

Isa.Autor

KUKËSI MERR LAJMIN E MIRË/ Nis puna për rikonstruksionin e stadiumit, ja kur përfundon

Delo.autor

DËMTIMI NË NDESHJEN NDAJ SPANJËS/ Lajme të mira nga Anglia, Luke Shaw është jashtë rrezikut për jetën

Isa.Autor

Leave a Comment