Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË “KORÇARËT”/ Mensah dhe Jashanica likuidojnë Luftëtarin

Skënderbeu merr tri pikë të arta ndaj Luftëtarit, në një ndeshje që nuk rezultoi e thjeshtë siç mund të mendohej për korçarët. Goli i shpejtë i Mensah me kokë, pas një asisti të Bregut, krijoji idenë se do të ishte një “shëtitje” për bardhekuqtë. Megjithatë, gjirokastirtët ushtruan presion dhe iu afruan barazimit. 

Por, në fund diferencën e bëri kualiteti i ekipit korçar. Në fillimin e pjesë së dytë, mbrojtësi Jashanica, në ndeshjen e tij të dytë zyrtare këtë sezon pas rikthimit nga dënimi, shënoi pas një goditjeje brenda zone me të majtë. Skënderbeu pati edhe shanse të tjera për të trefishuar, por Bregu, Gripshi dhe Krasniqi shëprdoruan. Gjhithsesi, korçarët koleksionojnë tri pikë shumë të rëndësishme, që i mbajnë në garë për vendet që të çojnë në Europë.

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ Pritet një ndeshje spektakolare, të dy ekipet në “luftë për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mes Juventus dhe së ardhmes, Chelsea po punon për tre firma me peshë

Delo.autor

“KAM ZGJEDHUR LOJTARË QË MË KANË BINDUR”/ Sylvinho sqaron përzgjedhjet: Muçin e kam menduar më herët, nuk bëj eksperimente, Bajrami është golashënuesi ynë

F.autor

Leave a Comment