Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 0-1

Do të luhet në “Selman Stërmasi” dueli mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Kampionët vijnë në këtë përballje pas disfatës 5-1 në derbi, ndërkohë që durrsakët barazuan në sekondat e fundit ndaj Kukësit.

Edhe pse u mposht 5-1, trajneri Sormani ka bërë vetëm 1 ndryshim, edhe ai i detyruar, në vend të Bitrit, në fushë do të jetë Boldor.  Teuta vjen pa surpriza. Në vend të Kuros, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë, luan Fabian Beqja, kurse pjesa tjetër e formacionit është e njëjta që sfidoi Kukësin.

 

LIVE: PARTIZANI-TEUTA 0-1

KOMENTI LIVE:

Kallaku 67′ 

KOMENTI LIVE:

67′ GOOOOOL TEUTA 0-1/ Zhbllokohet sfida. Kallaku gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Gomez, por më pas mesfushori përplaset me portierin Alban Hoxha. Një përplasje e frikshme, gju më gju. 

58’ Zëvendësim edhe te Teuta. Në fushë  Gomez në vend të Hebajt të dëmtuar që nuk mund të vazhdojë më.

57′ Zëvendësim te Partizani, largohet Braun, vendin e tij e zë Braun.

52’ Melo provon nga distanca të gjejë rrjetën, por nuk gjen as katërkëndorin e portës durrsake.

48′ Goditje dënimi për Partizanin. Provon Telushi me një predhë. Gjuajtja e tij ishte qendrore, grushton portieri Frashëri.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2′ Mundësi e mirë për Teutën, por nuk arrijnë të finalizojnë lojtarët durrsakë, pasi topi largohet nga Idrizaj.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

37′ Provon edhe Emiliano Vila nga distanca, por jashtë kuadratit.

36′ Mundësi e artë për Teutën me Lorenc Vilën, gjuajtja e talentit durrsak me kokë, përplaset në tokë dhe  largohet nga Alban Hoxha në këndore.

28’ Çinari provon të shënojë direkt nga goditja e këndit, harkimi i tij prek pjesën e sipërme të traversës e përfundon jashtë.

20’ Telushi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Kallakut.

19’ Goditje dënimi për durrsakët, topi shkon te Kallaku nga e majta por gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë.

15′ Bie disi tempi i lojës, skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë.

8′ E pabesueshme çfarë humbasin futbollistët e Partizanit, Frashëri bën sërish heroin duke i mohuar golin e parë  parë Braunit. Tepër kërkursë kampionët në këto minuta.

 

7′ Përsëri rrezikshëm Partizani me Bardhin, i cili lëshon një predhë nga distanca, topi devijohet nga Frashëri në këndore. Rrezikshëm të kuqtë.

4′ Pranë golit Partizani me Braun, i cili nuk godet siç duhet me kokë brenda zonës, pas asistit të Boldor.

3′ Partizani e nis në sulm sfidën, teksa kërkon të gjejë menjëherë golin e avantazhit.

1′ Ka nisurt sfida.

Related posts

VLLAZNIA-LUFTËTARI/ Skuadra e Mirsad Jonuz kërkojë të vijojë serinë pozitive në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TEUTA-KASTRIOTI/ “Durrsakët” kërkojnë vazhdimësinë me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GJUAJTJET/ Tirana krenohet me bomberin. Ja statistikat e 18 javëve të para në Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment