Futboll Premier League Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester City ofron 85 milionë euro për yllin e Serie A…

Manchester City, pavarësisht se është përjashtuar nga garat europiane për dy sezonet e ardhshme, nuk e humb “busullën”. Ndërkohë që ka apeluar në CAS, klubi nga “Etihad” nuk e ndien veten të rrezikuar nga ndonjë “eksod” titullarësh, të cilët mund të mos ndihen mirë pa Champions. E kundërta po bluhet në mendjet e drejtuesve të “qytetarëve”, përforcimi më tej i skuadrës. Konkretisht, Pep Guardiola  është duke përgatitur një ofertë për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, pretendon “Calciomercato”.

Tentativa do të bëhet në merkaton e verës. Mbrojtësi sllovak ka qenë në krye të listës së dëshirave (blerjeve) të gjigantëve të Premier League. Madje, raportohet se më parë, kampionët në fuqi të Anglisë kishin bërë një ofertë prej 65 milionë eurosh për të, por kanë marrë refuzimin zikaltër. Edhe pse Interi do të preferonte ta mbante 25-vjeçarin, thuhet se e vlerëson sllovakun rreth 85 milionë euro. Për këtë shumë, menaxhmenti zikaltër mund të tundohet e të pranojë negociata.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposht Podgoricën në “Elbasan Arena” dhe kualifikohet në turin e dytë

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Kjo është statistika e FANTASTIKE e MESSIT gjatë vitit 2018, ASKUSH si “pleshti”

Isa.Autor

“LARGIMI I CONTES MË BEFASOI”/ Mbrojtësi Skriniar: Duam të fitojmë përsëri titullin kampion këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment