Futboll Sport

E PAPRITUR! Van Persie kthehet si trajner te klubi i njohur hollandez

Robin van Persie po kthehet në skuadrën e “Eredivisie”, Feyenoord, si trajner i sulmuesve. Këtë gjë e bën me dije “RTV Rijnmond”. 36-vjeçari pritet të bashkëpunojë ngushtë me sulmuesin 20-vjeçar, Robert Bozenik, që nënshkroi në janar me klubin në fjalë hollandez.

Van Persie e kaloi sezonin e fundit dhe gjysmën e karrierës së tij si futbollist duke luajtur me Feyenoord. Aty shënoi 25 gola në 45 ndeshje. Për momentin, skuadra në fjalë është e treta në “Eredivisie”, me 47 pikë në 24 ndeshje. Ajo drejtohet nga trajneri i njohur Dick Advocaat. Telesport

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Delo.autor

RREZIKON DISA VITE BURG BASHKË ME PRINDËRIT/ Nejmar përfundon në gjykatë 4 javë para Botërorit të Katarit. Ja arsyeja

F.autor

DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment