Futboll La Liga Sport

PLANI I BARÇËS/ Ja si katalanasit mendonin t’i rrëmbenin PSG-së kampionin e botës

Sipas raporteve të fundit nga mediat spanjolle, ylli i PSG-së, Kilian Mbape mund të ishte transferuar në Barcelonë këtë verë. Në fakt, siç pretendohet nga një ish-agjent i afërt me Barcelonën, klubi katalanas vendosi të mos paguajë për shërbimet e 19-vjeçarit, edhe pse ky i fundit iu ofrua gjigantëve spanjollë.

“Më 5 gusht, unë i ofrova Mbapen Barcelonës, por ai u injorua dhe tani mendoj se në 10 vitet e ardhshme, do të pendohen për këtë vendim. Kilian do të pëlqente të luante me Mesin”,- deklaroi Hozep Maria Minguela.

Mbape ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, pas suksesit të tij me Francën në Kupën e Botës. Deri më tani, 19-vjeçari ka shënuar 13 gola në po kaq ndeshje për PSG, ndërkohë që ka kontribuar edhe me gjashtë asiste.

Related posts

Pankina e Italisë, në listë edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet miqësorja e parë e yjeve Shqipëri-Itali. Rezultati 3-4

Delo.autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA/ Këto janë rezultatetnë Europa League, ja befasia! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment