Futboll La Liga Sport

50 DITË TEK BARCELONA/ Setien nuk e gëzon besimin e dhomës së zhveshjes

Dy javë nga përballja e kthimit me Napolin, e vlefshme për 1/8 finale të Champions-it, ndjenja e shqetësimit është e dukshme te Barcelona. Humbja në “El Clasico” ka lënë shenja të dukshme në moralin e suadrës Blaugrana, e cila duhej të regjistronte humbjen e tretë në 10 ndeshjet e menaxhimit të ri nga Quique Setién. Larg të qenit emocionues, për momentin, plani i rrugës së pasardhësit të Ernesto Valverde nuk ngjall optimizëm.

Ai humbi ndeshjen kundër Athletic Bilbao, çka i kushtoi eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Mbretit, dhe dy ndeshje jashtë, në La Liga, kundër Valencia dhe Real Madrid, të cilët përfaqësuan, të paktën në letër, dy rivalët më të fortë që ka takuar deri më tani. Prandaj, makthi i ndeshjes së kthimit me djemtë e Gattuso dhe i eliminimit nga Liga e Kampionëve, trofeu më i lakmuar për Messin dhe shokët e tij, është prezent në “Camp Nou”. Dhe pastaj, me kreun e La Liga-s së humbur, bashkë me përplasjen direkte kundër merengues-ve, rivalëve të përjetshëm, situata do të bëhej vërtet dramatike për Blaugrana-t.

Megjithë vështirësitë objektive, Quique Setién ka përfunduar në qendër të një mijë e një polemikave, se nuk po përçon dot stabilitet në një ekip të prekur nga dëmtime të rëndësishme dhe mungesa alternativash dinjitoze në këtë pjesë të sezonit. Madje, sikurse thotë “Catalunya Radio”, në 50 ditët e tij të para në stolin e Barçës nuk e ka fituar dot besimin e dhomës së zhveshjes…

Related posts

LOJTARI ME TË CILIN DO TË DËSHIRONIT TË LUANIT? Ronaldo në vështirësi jep këtë përgjigje…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ MILANIT/ Ancelotti merr vendimin drastik për Elseid Hysajn

Delo.autor

“PËR TIFOZAT TANË AI MUND TË JETË SI…”/ Drejtori sportiv i skuadrës së njohur pranon marrëveshjen me Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment