Futboll Sport

TALENTI PREMTUES/ Romero kalon RONALDON dhe sfidon… MESSIN

Leo Messi ka më në fund një pasardhës. E ka vendosur populli i internetit. Dhe nuk bëhet fjalë për një djalosh të “cantera”-s së Barcelona-s, as për një nga blerjet e fundit të katalanasve.

Me gjithë respektin, Malcom nuk është akoma në ato nivele dhe i riu Arthur, edhe pse ka treguar disa goditje prej kampioni të vërtetë, mund të jetë pasardhësi i Andres Iniesta (dhe nuk do të ishte pak).

Messi i ri, në fakt, nuk është një lojtar i Barçës. Është paraguaian dhe luan me Corinthians. Po si ka arritur Angel Romero të marrë etiketën Messi i ri?

Është fryt i një shakaje të bërë duke përdorur Photoshop, por edhe falë nuhatjes për gola të Romero-s, i cili ka ndihmuar Timao-n të mundë Vasco da Gama me një tregolësh të realizuar në javën e fundit të kampionatit Brasilerao.

Një paraqitje që e ka lejuar të kalojë Ronaldo-n në një renditje të veçantë. Jo, nuk bëhet fjalë për Cristiano-n, por për “Fenomenin”, që në dy sezonet me Corinthinas, para se të tërhiqej, ka shënuar 35 gola.

Paraguaiani Romero ka arritur në në 37 realizime dhe e ka lënë jashtë renditjes së dhjetë golashënuesve më të mirë të klubit në kampionat.

Related posts

Leicester kalon në avantazh, Pereira shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Italia zhbllokon sfidën ndaj Polonisë. Eriksen tek Danimarka argëtohet (VIDEO)

Delo.autor

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit, ne ishim kundër por…

Q.Autor

Leave a Comment