Futboll Premier League Sport

FTOHET MARRËDHËNIA MES LOJTARIT DHE KLUBIT/ Arsenal gjen zëvendësuesin e Aubameyang, rrëmben “Haalandin e ri”…

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Arsenal duken gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Mediat në Angli shkruajnë se marrëdhënia mes lojtarin dhe klubit është ftohur shumë dhe në rast se “Topçinjtë” nuk arrijnë Championsin këtë sezon, atëherë sulmuesi do të largohet menjëherë.

Në lidhje me largimin e gabonezit, drejtuesit nga Londra duket se janë të përgatitur. Sipas raportimeve të fundit, Arsenal është hedhur vrullshëm në sulm për të siguruar shërbimet e Jonathan David. Ky i fundit aktivizohet me Gent dhe krahasohet me Erling Braut Haalad, pasi ka një rendiment fantastik sa i përket golave të shënuar.

Kanadezi nuk ka një klauzolë për prishjen e kontratës, por një ofertë rreth 20-25 milionë euro do të bindte belgët që ta lironin 20-vjeçarin.

Related posts

JUVENTUS-MILAN/ Nga fusha në merkato. Agjenti Raiola po punon për shkëmbimin

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, 10 minuta nga fundi. Ndreu nxjerr heroin Rexhinaldon nga fusha

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ramos “ndez” finalen me deklaratat e bëra për Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment