Futboll Seria A Sport

MILAN KA GATI PLANIN E MERKATOS/ Ja projekti i Gazidis për sezonin e ri

Ivan Gazidhis ka ndërprerë çdo raport me drejtorët e sektorit teknik të Milanit. Nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e afërt e marrëdhënies mes administratorit dhe vartësve, por ajo që nuk do të ndryshojë është politika e klubit në lidhje me afrimet. Merkato e verës do të ndikohet nga buxheti dhe kërkesat e trajnerit të ri.

Modeli do të mbetet Teo Hernandez, që në verën e kaluar përgjysmoi rrogën për t’iu bashkuar kuqezinjve me një kontratë deri në vitin 2024. Francezi aktualisht është në krye të listës së protagonistëve të “Djallit” dhe në fund, për sa i përket borderosë. Gjashtë golat sezonalë e kanë shndërruar në “top-player”, teksa vlera e kartonit është 2.5-fishuar.

Rafael Leao, Kruniç, Leo Duarte dhe Benaser janë shembujt e tjetër që me rroga nga 1 deri 1.5 milionë euro përfaqësojnë më së miri atë që është plani madhor i Gazidhisit për të kufizuar sa më shumë shpenzimet e Milanit.

KURSIM – Gjatë verës do të duhet të diskutohen rrogat me peshë brenda kuqezinjve. Rebiç arkëton tre milionë euro në sezon, një pagë e trashëguar nga akordi i lojtarit me Frankfurtin prej nga ku ka ardhur si i huazuar. Për 26-vjeçarin parashikohet një ulje rrogë me 500 mijë euro dhe nëse kësaj reforme i bashkohen edhe të tjerë, Milani do të arrijë një bordero totale prej më pak se 100 milionë eurosh.

Kursim i madh do të ishte. sepse në 2018-’19, kuqezinjtë kushtonin 140 milionë euro, ndërsa sivjet shifra ka rënë në 115 milionë euro, një ulje drastike pas largimeve në janar të Susos, Reinas, Borinit, Rodrigezit dhe Piontekut. Donaruma (6 mln €/vit), Romanjoli (3,5 mln €/vit) Çalhanoglu (2,5 mln €/vit) janë lojtarë problematikë në aspektin e kontratës, por që me sa duket, do të lejohen të kalojnë në skadencë pa u rinovuar.

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Ideja e klubit mund të lidhet me shitjen e tyre duke përfituar në aspektin ekonomik si për nga kartonët e ashtu edhe në atë të kursimit. Pavarësisht politikës së kërkuar nga “Elliott”, kontratat, afrimet dhe kursimet do të jenë material në tryezën e Ralg Rangnikut, sapo ky i fundit të emërohet zyrtarisht në rolin e dyfishtë të trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Një tjetër problem që duhet të zgjidhë gjermani do të jenë blerja e kartonit të Rebiçit, të cilin Frankfurti e vlerëson 40 milionë euro. Me kroatin do të duhet të diskutohet edhe një kontratë e re, që mbase mund të jetë më e gjatë në kohë, por më e përmbajtur në shifra.

Related posts

Ylli i Chelsea dëshiron të transferohet në Bernabeu, e ndjek dhe PSG

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Po raportonte sfidën e Serisë A, gazetares i ndodh e papritura në transmetimin live (VIDEO)

Delo.autor

Rasti unikal i Meksikës, me 6 pikë jashtë Botërorit?!

Sadik.Autor

Leave a Comment