Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON FORMËN E SHKËLQYER NË AUSTRALI/ Sulmuesi shqiptar shënon dopietë për ekipin e tij (VIDEO)

Besart Berisha duke në një formë shumë të mirë këtë sezon, teksa vazhdon të shënojë për ekipin e tij Uestern Junajtid, në Australi.

Shqiptari ka qenë protagonist edhe ditën e sotme, teksa ka shënuar një dopietë në fitoren 5-1 të ekipit të tij ndaj Adelaide Junajtid. Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18’, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

34-vjeçari dukej në një formë shumë të mirë sot, teksa u tregua shumë herë i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në minutën e 56’, sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë personal dhe të 5-tin për ekipin e tij.BERISHA

Pikërisht me dopietën e sotme Berisha shkon në kuotën e 15 golave këtë sezon, teksa ndan vendin e parë me Le Fondre, i cili ka të njëjtën kuotë golash.

Related posts

SHËNOI PAS 81 SEKONDASH LOJË/ Futbollisti i Suedisë, Frosberg hyn në historinë e Kampionatit Europian

Delo.autor

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Delo.autor

E “FLAKU” NË STOL/ De Boer e këshillon, Gabigol ironizon me ish trajnerin

Isa.Autor

Leave a Comment