Futboll Sport

PAS HUMBJES SHOKUESE/ Ja mënyra e kualifikimit të Interit në raundin tjetër të Championsit (FOTO)

Interi ka pësuar një humbje shokuese përballë Dortmudnit në “Signal iduna park”.

Në pjesën e parë “Nerazzurrët” ishin duke kryesuar 2-0, por në fraksionin e dytë të lojës patën rënie të madhe duke u mposhtur 3-2 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Pavarësisht kësaj disfate nuk ka vend për shqetësim në kampin zikaltër, pasi fati i kualifikimit është në dorën e tyre.

Nëse i fiton dy ndeshjet e fundit të mbetura në fazën e grupeve, Interi mund të kualifikohet në rundin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishën në Europë në rang klubesh. Zikaltrit do të përballen me Slavian e Pragës dhe Barcelonën në shtëpi.

Nëse do të dalin me pikë të barabarta me Dortmundin, atëherë Interi do të kualifikohet për shkak se kanë avantazhin e ndeshjes direkte.

Por zikaltërve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në Pragë dhe një fitore me Barcelonën nëse Borusia e Dortmundit do të fitojë në shtëpinë e Messit ndeshjen e ardhshme.

Image

Related posts

Ze Maria pret blerjet, 5 lojtarë i mbajnë pezull merkaton Tiranës

Sadik.Autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Luhet përballja miqësore mes dy “TITANËVE”, masin forcat para sezonit të ri

Delo.autor

Ka edhe kështu: dëshiron të ikë nga PSG për të shkuar te Besiktas

Sadik.Autor

Leave a Comment