Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ FSHF ka një plan B për dy miqësoret e Shqipërisë në fund të marsit

Federata Shqiptare e Futbollit ka një plan B për të mos humbur zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore të parashikuara më 27 dhe 30 mars, data këto të lira nga FIFA për kombëtaret. Si për ironi të fatit, Shqipëria duhet të luante të dyja miqësoret në tokën italiane, por fakti që shteti fqinj është prekur nga epidemia e Koronavirusit, e bën të pamundur këtë. Shqipëria kishte arritur marrëveshje që më 27 mars të luante ndaj San Marinos, një shtet i vogël brenda territorit italian.

Ndërsa më 30 mars ishte parashikuar të luhej ndaj Sllovenisë në qytetin Udine të Italisë. Mirëpo, me përkeqësimin e situatës, nuk bëhet më fjalë që axhenda të mbetet e njëjtë. Gjatë ditëve të fundit, zyrtarë të Sektorit të Jashtëm në FSHF kanë mbajtur kontakte të shpeshta me homologët e tyre në Slloveni dhe San Marino për të gjetur një zgjidhje që mund t’i kënaqte të dyja palët.

“Panorama Sport” mëson se propozimi i FSHF-së ka qenë që të dyja ndeshjet të luhen në Shqipëri, në të njëjtat data që ishin parashikuar. Burime në institucionin e futbollit shqiptar tregojnë se San Marino është OK me këtë propozim, por problemi mbetet te Sllovenia, që duket e lëkundur, pasi ka kërkuar që takimi të luhet në Lubjanë dhe jo në Tiranë. Gjithsesi, nuk ka ende një vendim përfundimtar, por gjasat janë që detajet e dy miqësoreve të fiksohen brenda datës 10 mars, në mënyrë që kombëtaret respektive të planifikojnë axhendën.

FSHF nuk do që të humbasë zhvillimin e një miqësoreje si ajo me Slloveninë, për vetë faktin se është një kundërshtar që mund të jetë si barometër për kuqezinjtë sa u përket lojtarëve të rinj që pritet të grumbullohen. Ndërkohë, pak ditë më parë qeveria italiane ka dalë me një udhëzim të rreptë, i cili “ndalon” moshën mbi 65 vjeç të dalë nga shtëpitë. Duke qenë mosha më e rrezikuar për prekjen nga Koronavirusi, atëherë edhe 74- vjeçari i pankinës kuqezi, Edi Reja, duhet t’i bindet këtij udhëzimi. Trajneri po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Itali.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS SË PARË SEZONALE/ Valverde: Messin e ruajmë për… (FOTO)

Delo.autor

JANUZAJ DREJT TRANSFERIMIT NË SERIE A/ Menaxheri: Është gati për këtë sfidë

Delo.autor

DEL VIDEO/ Messi dhe Mbappe në të njëjtën skuadër në stërvitje, dhurojnë spektakël

F.autor

Leave a Comment