Futboll Ligue 1 Sport

U DËMTUA NË KOKË/ Sulmuesi i Marseille vendosi… “kapele” noti! (FOTO)

Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur në sfidën e luajtur mbrëmjen e kaluar mes Marseille dhe Amiens. Sulmuesi i ekipit nga “Velodrome”, Dario Benedetto, është dëmtuar në kokë në pjesën e parë.

Argjentinasi, pasi ka marrë ndihmën nga stafi mjekësor, nuk ka vendosur në kokë fasho, apo rrjetë siç ndodh rëndom, por ka vendosur një “kapele” notimi, njësoj siç përdorin notarët, apo lojtarët e lojës “Waterpolo”.

Diçka vërtet e veçantë, por edhe e pritshme nga një argjentinas, të cilët njihen për çmenduritë e tyre. Për sa i përket ndeshjes, gjithçka u mbyll me shifrat 2-2, me Marseille që shpërdoroi një avantazh të dyfishtë.

Related posts

(FOTO) Milan harron Genoven dhe nis pregatitjen kundër Arsenalit

Q.Autor

DANEZI MAGJIK/ Eriksen shpëton Tottenham, Pochettino shkruan historinë (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Napoli. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment