Futboll Sport

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR VAR/ Klubi i Malmos: Diskutimi i milimetrave nuk është për futbollin!

Sistemi VAR po hap debate nga dita në ditë, teksa shumë vendime kanë sjellë jo pak polemika. VAR përdoret në kampionatet më elitarë në Botë, teksa së fundmi mund të futet edhe në Suedi.

Përpara nisjes së kampionatit po diskutohet nëse do të aplikohet sistemi VAR apo jo, ku votimi do të bëhet nga drejtuesit e klubeve. Lidhur me këtë çështje, një ndër klubet më të madhenj dhe më me histori në Suedi, Malmo, ka reaguar me një letër, ku në një pjesë shkruan që është hapur kundër sistemit VAR sepse ka shumë disavantazhe.

“Klubi i Malmos është kundër sistemit VAR dhe kërkojmë që në të njëjtën linjë me ne të jenë edhe klubet e tjera. Nuk themi që VAR nuk është i mirë, por më shumë ka disavantazhe se sa avantazhe. Përfshirja e një vendimi që do të diskutojë milimetrat nuk përputhet me futbollin që jemi mësuar të shohim.”

Related posts

EMOCIONUESE/ Spanja goditet nga PËRMBYTJET, klubi i SHQIPTARIT bën gjestin e JASHTËZAKONSHËM

Isa.Autor

LIVE! Nis “EURO 2020”, ndiqni përgatitjet dhe ceremoninë hapëse

F.autor

LEONARDO TËRHIQET NGA OBJEKTIVI/ Milani heq dorë nga sulmuesi i njohur kolumbian…

Delo.autor

Leave a Comment