Futboll

Milan bashkëpunon me PUMA, por çfarë humbën kuqezinjtë nga prishja e kontratës me Adidas

Sikurse është njoftuar, Puma do të jetë sponsori i ri teknik i Milanit, duke filluar nga data 1 korrik i vitit 2018. Lorenzo Giorgetti, drejtori i marketingut të ekipit kuqezi shpjegoi akordin e arritur mes klubit milanez dhe kompanisë së njohur të veshjeve sportive. “Jemi shumë krenarë për marrëveshjen e arritur me PUMA dhe mezi po presim që të nisim këtë aventurë të re së bashku. Misioni i PUMA, siç shprehet qartë te motoja ‘FOREVER FASTER’ (gjithmonë më të shpejtë), përfaqëson në mënyrë perfekte edhe ambiciet e klubit tonë, në fushë dhe në aspektin financiar”. deklaroi zyrtari kuqezi

Lamtumira e Adidas, tetorin e kaluar pas 20 vitesh bashkëpunimi, e futi klubin kuqezi në listën e ekipeve pa sponsor teknik për sezonin e ardhshëm. Detajet ende nuk janë bërë të ditura, por lajmet, të raportuara nga La Gazzetta dello Sport, flasin për 10-15 milionë euro në sezon për klubin kuqezi. Nëse gjërat janë kështu, ky do të ishte një hap prapa për klubin. Me Adidas, në fakt, Milani në vitin 2013 nënshkroi një kontratë, që në vitin 2016 i solli klubit 19.7 milion. Milani i bashkohet listës së ekipeve që kanë zgjedhur PUMA, si Borussia Dortmund, Arsenal, Italia, Zvicra, Austria, Kamerun, Bregu i Fildishtë, Gana, Republika Çeke dhe së shpejti edhe Senegali.

Me pak fjalë, një marrë veshje jo dhe aq perfekte (natyrisht duke marrë parasysh trofetë të fituara në vitet e fundit).

Related posts

E FUNDIT/ Juventus humbet një tjetër titullar për sfidën ndaj Milan, rezulton pozitiv me COVID-19…

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Irani luan për barazim, Spanja do tentoi goleadën

Isa.Autor

“Çmenduria” e merkatos/ Partizani i rrëmben Kukësit sulmuesin ganez

Isa.Autor

Leave a Comment