Futboll Seria A Sport

KAOS TEK MILAN/ Merret vendimi përfundimtar për fatin e Maldinit!

Milan po përjeton një moment delikat sa i përket çështjeve jashtë fushës. Kjo për arsyen sepse nga klubi do të largohet Zvonimir Boban, të cilit i kushtuan shtrenjtë deklaratat e dhëna në një intervistë, ku sulmonte Ivan Gazidis, drejtorin ekzekutiv të klubit.

Së bashku me Boban, u përfol që do të largohej edhe Paolo Maldini, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën deri në fund të sezonit. Diçka të tillë e konfirmon “Gazzetta dello Sport”, ku sipas tyre Maldini do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Ky vendim është marrë, pasi presidenca kuqezi nuk kërkon të rrezikojë një zemërim akoma më të madh të tifozëve, të cilët edhe me largimin e Boban nuk ishin dakord. Në fund të sezonit, pritet që Maldini të ndajë rrugët me “Djallin”.

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho mbërrin në qendrën strëvitore të Man United

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË MERKATO/ Manchester United gati 60 milionë euro për mesfushorin portugez…

Delo.autor

Suarez e paralajmëron Chelsean: Messi…

Q.Autor

Leave a Comment