Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTËTARI-BYLIS/ Të besuarit e Dovedan kërkojnë të dalin nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Luftëtari dhe Bylisi do të përballen ditën e sotme mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Për shkak të gjendjes që po kalojnë ekipet këtë sezon, ballshiotët vijnë si favoritë në këtë ndeshje. Të besuarit e Dovedan nuk njohin asnjë fitore në kampionat për këtë vit dhe për këtë arsye do të kërkojë të bëjnë kthesën në ndeshjen e sotme.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Luftëtari ka treguar se pavarësisht se është në vështirësi, mundohet t’iu krijojë vështirësi kundërshtarëve. Novi para mediave u shpreh se do të jetë një ekip që do tregojë një lojë të mirë, dhe për këtë arsye shpreson në një rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Shala, Dushkaj, Isufi, Lala, Demo, Duka, Açka, Lika, Hyseni, ziaj, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Bylis: Miraka, Peposhi, Janku, Shkalla, Vicente, Munoz, Mëllugja, Murtaj, Hadroj, Mozzone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Related posts

E FRIKSHME/ MILNER “lahet” në GJAK, iu deshën plot 15 qepje në ballë

Isa.Autor

“MAGJIA” VJEN NGA GODITJA E DËNIMIT/ Shikoni golin e “çmendur” të shënuar nga talenti Dapaj ndaj Lushnjes (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Barcelona, starton sfida në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment