Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Trajneri i njohur italian përfundon në karantinë (EMRI)

Epidemia e “Coronavirus”, siç shihet, po prek edhe botën e futbollit. Në këtë rast, asgjë serioze, por parandalim i thjeshtë, me Walter Zenga në karantinë paraprake. Këtë fakt e bën me dije “Corriere dello Sport”, e cila shpjegon sesi trajneri i ri i Cagliari, me origjinë milaneze, do të duhet të qëndrojë (dhe të mos largohet) nga qendra sportive “Assemini” për dy javët e ardhshme.

Zenga nuk ka simptoma dhe as nuk është diagnostikuar me “Coronavirus”, por siç parashikohet nga Qarku i Sardenjës, përmes një rregulloreje të veçantë, ata që kanë ardhur më parë nga zona e kuqe në Itali, Lombardia, do të duhet të shmangin kontaktet sociale sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojnë të disponueshëm për çdo kontroll shëndetësor.

Kjo është arsyeja pse “Spider-Man”, i cili ka qenë në Milano shpesh javët e fundit, për arsye pune dhe familjare, tani do të mbetet i karantinuar në “Assemini”. Por, duke pasur parasysh kushtet e mira shëndetësore dhe mungesën e patologjive, ai do të jetë në gjendje t’i drejtojë rregullisht seancat stërvitore të Cagliari.

Related posts

KOEMAN KRIJON LISTËN E ZEZË/ Ja 9 futbollistët që nuk janë në planet e trajnerit holandez

Delo.autor

Martinez, De Vrij, Asamoah… kthesa e Inter është “low cost”

Sadik.Autor

ALARM TEK MANCHESTER UNITED/ “Zhduket” Martial

F.autor

Leave a Comment