Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon goditjen e madhe, “bomberin” e njohur anglez…

Një nga objektivat e mëdhenj të merkatos verore të Juventusit do të jetë një qendërsulmues i shkëlqyer, i cili garanton praninë në zonë dhe lejon që Cristiano Ronaldo të luajë më nga afër portës. Nuk është rastësi që, kohët e fundit, emri i Mauro Icardi po qarkullon në klubin bardhezi, por sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, në listën e dëshirave të mëdha të “Zonjës së Vjetër” është edhe një bomber si Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham ka qenë pa ndikim në këtë sezon, që e pa të dëmtuar dhe në “pit stop”.

Kjo do të thotë se rrezikon edhe finalet e “Euro 2020”. Për këtë arsye, “Spurs”, në mënyrë që të revolucionarizojnë skuadrën që do t’i vihet në dispozicion trajnerit Mourinho, po mendojnë edhe shitjen e bujshme. Largimi eventual i Kane do të garantonte të ardhura të mëdha për klubin londinez. Juventusi është ndër klubet, që po mendon për “hitin” e madh. Sulmuesi anglez do ta rriste ndjeshëm vlerën cilësore të skuadrës bardhezi. Edhe pse operacioni konsiderohet jashtëzakonisht i kushtueshëm, shanset për t’u bërë realitet janë të konsiderueshme.

Vlerësimi i kartonit të bomberit anglez është rreth 150-170 milionë euro, por dëmtimi i pësuar në fillim të janarit, që akoma e mban në “bokse”, eliminimi i fundit i Tottenham nga Champions-i dhe dëshira e vetë lojtarit për të ndryshuar mjedis, mund ta bëjnë rrugën më pak malore.

Kane është i lidhur me “Spurs” me një kontratë 17 milionë euro në sezon, por Juventusi, në krahasim me klubet e tjera europiane, që janë gjithashtu në gjurmët e sulmuesit anglez, mund të llogarisë mospagimin e taksave të lojtarëve të blerë nga jashtë. Blerja e një “hiti” të tillë nuk do të jetë e lehtë, por, gjithashtu, nuk është e pamundur.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Të besuarit e Inzaghit mposhtin “Kuqezinjtë” dhe shkon në finale

Delo.autor

E BUJSHME/ Gatusso drejt bashkimit me ish-drejtuesit e Milan-it, e konfirmon edhe…

Delo.autor

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Starton Messi dhe Griezmann në ndeshjen Derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment