Futboll Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri

Është marrë vendimi për sa i përket ndeshjeve të kampionatit shqiptar, i cili tashmë është pezulluar për shkak të frikës nga Koronavirus.

Njoftimi është dhënë nga FSHF, në të cilin thuhet se për shkak të gjendjes së keqe nga Koronavirus, është marrë vendimi që çdo aktivitet futbollistik të pezullohet në Shqipëri.

Nuk është përcaktuar ende një datë se kur do të luhen ndeshjet, por e sigurt është që futboll në vendin tonë këtë fundjavë nuk do të ketë.

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se të martën UEFA vendos për ecurinë e aktiviteteve ndërkombëtare futbollistike europiane.

Njoftimi:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.

Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Related posts

KUPA E MBRETIT/ Asist perfekt i De Jong, Griezmann rihap sfidën ndaj Ibizës (VIDEO)

Delo.autor

Starova: Humbja mund të ndikojë te Partizani, Skënderbeu i uli autoritetin

Isa.Autor

Guardiola rikuperon për 14 ditë Sané, pritej të mungonte 6 javë

Q.Autor

Leave a Comment