Futboll Sport

VJEN LAJMI TRONDITËS/ Trajneri i Arsenalit dhe Paulo Dibala dalin pozitiv me Koronavirus

Dy lajme aspak të mira vijnë njëra pas tjetrës nga futbolli europian. Pikërisht atëherë kur po mendohej se në Angli po i shpallej luftë këtij paniku që na ka përfshirë pas ardhjes së Koronavirusit nëpërmjet futbollit, duke e sfiduar me tifozë.

Por vetë faqja zyrtare e Arsenalit njofton para pak minutash se Arteta ka rezultuar pozitiv.

Pra trajneri i topçinjve do të izolohet ndërsa menjëherë ndërpritet stërvitja dhe kjo skuadër nuk është në gjendje të luajë, përkundrazi vendimit që erdhi për vazhdimin e “Premier League’.

Një tjetër zhvillim i ri vjen nga Juventusi. “ElNacionalWeb” shkruan se edhe Paolo Dibala ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirusin.

Tashmë pritet që këtë gjë ta konfirmojë edhe faqja zyrtare e bardhezinjve.

Related posts

Cavani i jep fund spekulimeve: Me Neymar jemi miq, mjaft folët për një episod

Q.Autor

“MESSI ËSHTË BARCELONA”/ Kandidati për president i “Katalanasve”: Nuk e imagjinoj që do të ndodhë…

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ “Hiqini duart nga trajneri ynë”, Tirana i bën bllokadë Nigërisë për Egbo

Delo.autor

Leave a Comment