Futboll Sport

DO TË JETË PJESË E KAMPIONATIT TË BURGUT/ Por shikoni limitin e veçantë që i vendosin Ronaldinhos

Ronaldinjo dhe vëllai i tij prej disa ditësh qëndrojnë në burgun e Asunsionit në Paraguai, pasi u ndaluan me pasaporta false nga autoritetet vendëse.

Duke qenë se ish-kampioni brazilian është pjesë e burgut, ai tashmë do të marrë pjesë edhe në kampionatin e kalçetos që organizohet aty, ndonëse fi llimisht drejtori i burgut e kishte mohuar diçka të tillë. Por Ronaldinjo nuk i ka bërë dot ballë tundimit dhe do të zbresë në fushë në këtë turne, në të cilin do të marrin pjesë 10 skuadra.

Por sipas gazetarit Ivan Leguizamon, Ronaldinjo do të ketë një limitim të veçantë, pasi nuk mund të shënojë gol. Kështu, ish-ylli brazilian do të ketë mundësinë vetëm të shërbejë shokët e skuadrës, por kjo nuk mendohet të jetë një problem për Dinjon, i cili njihet edhe për asistet e mrekullueshme.

Related posts

Zbulohen fanellat e reja të Bayern Munich për sezonin 2018/19 (FOTO)

Sadik.Autor

Gerard Deulofeu ka një kërkesë për Barcelonën

Sadik.Autor

BEFASON IBRA: Nuk e mbyll KARRIERËN në Amerikë, kam një ofertë nga EKIPI I ZEMRËS

Isa.Autor

Leave a Comment