Futboll Sport

DO TË JETË PJESË E KAMPIONATIT TË BURGUT/ Por shikoni limitin e veçantë që i vendosin Ronaldinhos

Ronaldinjo dhe vëllai i tij prej disa ditësh qëndrojnë në burgun e Asunsionit në Paraguai, pasi u ndaluan me pasaporta false nga autoritetet vendëse.

Duke qenë se ish-kampioni brazilian është pjesë e burgut, ai tashmë do të marrë pjesë edhe në kampionatin e kalçetos që organizohet aty, ndonëse fi llimisht drejtori i burgut e kishte mohuar diçka të tillë. Por Ronaldinjo nuk i ka bërë dot ballë tundimit dhe do të zbresë në fushë në këtë turne, në të cilin do të marrin pjesë 10 skuadra.

Por sipas gazetarit Ivan Leguizamon, Ronaldinjo do të ketë një limitim të veçantë, pasi nuk mund të shënojë gol. Kështu, ish-ylli brazilian do të ketë mundësinë vetëm të shërbejë shokët e skuadrës, por kjo nuk mendohet të jetë një problem për Dinjon, i cili njihet edhe për asistet e mrekullueshme.

Related posts

RRËFIMI UNIK NGA IZOLIMI PREK KORONAVIRUSIT/ Capello: Ditët pa futboll janë shumë, shumë të gjata

Delo.autor

Ish-kapiteni i del në mbrojtje Zidanes: Real Madridi të mos nxitohet!

Q.Autor

Të gjithë sytë te Brazili, por ja kush është tifozja më e bukur e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment