Futboll Sport

KALÇETO NË BURG/ Ronaldinhon e markon një deputet, trofeu është një… derr

Shokët e tij të rinj, ata të burgut të Asuncion në Paraguai, zihen mes tyre për ta pasur në skuadër. Një zënkë e pranueshme në fakt, sepse nuk të ndodh çdo ditë të kesh shok skuadre brazilianin e famshëm Ronaldinjo, ish-futbollistin e arrestuar ditët e fundit pasi hyri në Paraguai me pasaportë false. Ronaldinjo është ende pas hekurave, sepse seanca me avokatët e tij është shtyrë.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit u arrestua bashkë me vëllanë dhe gjykatësja Klara Ruiz Diaz vendosi për ta masën e arrestit me burg, që mund të zgjasë deri në 6 muaj. Në turneun “Quadrilatero”, sektori i burgut ku është edhe Ronaldinjo, mund të marrin pjesë të burgosur dhe policë mbi moshën 35 vjeç. Rregulli i vetëm është se braziliani nuk duhet të shënojë në këtë turne kalçetoje, sepse në të kundërt do të ishte shumë e thjeshtë për skuadrën e tij.

Trofeu në lojë? Një derrkuc i vogël i pjekur prej 16 kilogramësh. Dhe Ronaldinjo menjëherë bën diferencën, debuton me një fitore 11-2, siç bën me dije “ABC”. Në kohët e arta ish-yllin e Brazilit e markonin mbrojtës si Serxhio Ramos apo Metzelder, ndërsa këtë herë ia takoi ish-deputetit Miguel Kuevas, i dënuar me burg pak kohë më parë.

Related posts

KANË GJAK SHQIPTAR/ Arbëreshët na emocionojnë sërish, ja banderola e shpalosur në SHQIP

Isa.Autor

Liverpool shfaq interes për mesfushori argjentinas të West Hamit

Sadik.Autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Vritet me armë zjarri futbollisti i ekipit francez

Isa.Autor

Leave a Comment