Futboll

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo kthen të gjitha hotelet e tij në spitale karantinë dhe u paguan pagat mjekëve

Para pak ditësh deklarata e një mjeke italiane bëri xhiron e rrjetit, kur ajo krahasoi pagat e mjekëve me atë të futbollistit Cristiano Ronaldo.

“Shkoni t’ju shërojë Ronaldo tani” -shprehej mjekja. E në fakt futbollisti duket se e ka dëgjuar mjeken pasi po bën pikërisht këtë gjë, po u vjen në ndihmë pacientëve me koronavirus edhe pse nuk është detyra e tij.

Marca shkruan se futbollisti ka vendosur që hotelet e tij në Portugali t’i kthejë në spitale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ai madje do të paguajë pagat e mjekëve dhe infermierëve që do të shërbejnë në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe spitalet e tij do të mund të përdoren falas.

Disa ditë më parë, Cristiano publikoi një mesazh në rrjetet sociale: “Ne duhet të dëgjojmë autoritetet, mbrojtja e jetës sonë është mbi çdo interes”.

Portugezi mbetet në karantinë në Madeira, pasi kishte shkuar për të takuar atje nënën e tij e cila vetëm një muaj më parë kishte pësuar goditje në tru.

Pas anulimit të fluturimeve dhe pasi shoku i tij i skuadrës Danielle Rugani doli pozitiv pas testit për koronavirus, Ronaldo ka mbetur në vendlindjen e tij dhe duket se kohën po e shfrytëzon pikërisht për të dhënë ndihmën e tij në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Related posts

EKSKLUZIVE / Greku i parë në historinë e kampionatit, përshëndetet me Luftëtarin

Sadik.Autor

PUBLIKOHET KALENDARI I SEZONIT 2021-22/ Nuk ka më dyshime, ja datat për sezonin e ri në Premier League…

Delo.autor

“KA NEVOJË PËR TË FITUAR…”/ Podolski shpreh mendim ndryshe: Sane nuk është “top lojtari”!

Delo.autor

Leave a Comment