Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Cannavaro flet nga Kina: Këtu jeta është rikthyer, e kemi një rrugë për të kaluar këtë pandemi

Fabio Cannavaro është rikthyer në Kinë për të vazhduar punën e tij si trajner i Guangzhu në kampionatin kinez.

Shteti gjigant kaloi një periudhë të frikshme, pas përhapjes së Covid-19, por tashmë e ka kaluar pjesën më të rëndë dhe po bëhet gati që jeta të rifillojë përsëri dhe rrugët të gumëzhijnë nga zhurma e makinave dhe këmbësorëve.

Periudhën që Kina e përjetoi para një muaji, Italia dhe një pjesë e madhe e Europës po e kalon tani.

Edhe pse e kishin shembullin më para sesi mund të mundet kjo sëmundje, europianët neglizhuan dhe po e pësojnë rëndë, sidomos fqinji përtej Adriatikut.

Kanavaro flet nga Kina dhe tregon se jeta atje po rinis dhe këshillon se shembullin e tyre duhet ta ndjekë edhe Italia.

“Duhet të ndjekim rrugën e Kinës. Duhet të qëndrojmë në shtëpi për sa kohë nevojitet që virusi të zhduket. Pas kësaj do të ketë kohë për gjithçka, madje do të ktheheni për të luajtur futboll. Këtu gjithçka ka ndryshuar për mirë që kur u largova.

Kjo është një shenjë besimi për ne në Itali. Ditën që u nisa, në rrugën që të çon në aeroport kam gjetur të paktën 10 postblloqe policie, që ndaluan njerëzit për të kontrolluar temperaturën.

Në çdo pikë kontrolli ka pasur një ambulancë sepse nëse do të kishte të prekur do i çonin menjëherë në spital duke i detyruar të izolohen. Ishte një qytet drithërues, megjithëse nuk kishte shumë raste të infektimit.

Tani është kthyer përsëri jeta, nga tarraca dëgjoj zërat e njerëzve që ecin, njerëzit që shkojnë në restorante, shoh dritat në ambiente. Urgjenca duket se është pas nesh. Edhe në Uhan pashë vetëm një lajm që tregonte imazhet e fabrikave që rihapen”, u shpreh ish-fituesi i Topit të Artë.

Related posts

A DO TË FESTOSH SËRISH NËSE SHËNON NË “ANFIELD”? Ja si përgjigjet Luis Suarez

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Nga trajneri tek lojtarët, Vllaznia në udhëkryq prej… ankandit

Delo.autor

Juventus në ankth për Mandzukic para sfidës me Tottenham

Q.Autor

Leave a Comment