Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Rooney tregon se e kishte çuar Ronaldon para ndeshjes së “Djajve të Kuq” tek…

Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo e kishin vizituar McDonaldsin për të marrë ushqim për ngrënë një natë para një ndeshjeje të Manchester Unitedit. Portugezi donte të shtonte peshë në atë botë, thotë sulmues anglez.

Superylli i Juventusit Ronaldo është i famshëm për fizikun e trupit të vet dhe ende mbahet fort në fanellën e kampionit italian në moshën 35-vjeçare.

Por Rooney, i cili tani është kapiten dhe trajner i klubit nga Championshoip në Angli, Derby County, ka zbuluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është gjithherë i kujdesshëm për ushqimin që e ha.

Kur Rooney iu bashkua Unitedit më 2004, 12 muaj pasi Ronaldo kishte mbërritur në Old Trafford nga Sporting, ai e merrte portugezin me makinë në ndeshje dhe stërvitje.

“Kur erdha në United, me Cristianon shkonim në ndeshje dhe në stërvitje së bashku. E mbaj në mend një natë para një ndeshjeje, në u ndalem në McDonalds sepse ai e dëshironte një McDonalds të madh për ta ngrënë”, zbuloi Rooney.

“Ai dëshironte të shtonte peshë sepse ishte tepër i hollë. Unë po vozisja dhe u desh ta çoja për ta marrë McDonaldsin e madh”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

Shkëmbi: Dënim shokues, pse UEFA nuk e quan trukim humbjen e Sportingut?

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Ndëshkohet kapiteni Radas, humbet sfidën e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ HUNGARISË/ Ronaldo thyen dy rekorde dhe hyn në historinë e Kampionatit Europian

Delo.autor

Leave a Comment