Futboll Sport

DO TË VENDOSË DREJTËSI NË FINALEN E KUPËS SË MBRETIT/ Arbitri Munuera: Më njoftuan me një telefonatë…

Huan Martinez Munuera është arbitri i përzgjedhur nga Federata Spanjolle për të drejtuar finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Atletikos së Bilbaos. Ashtu siç ndodhi në finalen e parë, ku arbitri dha intervistë përpara ndeshjes, edhe këtë herë Munuera tregoi emocionet e tij dhe mënyrën si e mori vesh që do të arbitronte këtë ndeshje të rëndësishme dhe të parën në karrierën e tij. Munuera thotë se është një duel intensiv dhe shumë i bukur, i cili kërkon përqendrim maksimal dhe vëmendje nga ana e gjyqtarëve për të bërë një performancë të shkëlqyer.

EMOCIONET – “Sigurisht që jam i lumtur që do të drejtoj një finale. Shokët më kanë treguar se sa emocionuese është një finale e Kupës së Mbretit. Jam krenar që do të përfaqësoj arbitrat. Shumë prej nesh mund të jemi këtu, por fatin e kisha unë”.

PËRZGJEDHJA – “E mora vesh nga një telefonatë e presidentit disa ditë më parë dhe ishte diçka që nuk e prisja. U emocionova, por ne jemi profesionistë dhe nuk ndikohemi shumë nga emocionet”.

“EL CLASICO” – “Unë i respektoj të gjitha opinionet dhe mendimet e të tjerëve, por të mos futemi në çështje konkrete. Është diçka që ndodh gjithmonë në futboll”.

RREGULLORJA – “Limitet nuk i përcaktojmë ne arbitrat, por lojtarët. Jemi përpara një finaleje të bukur dhe intensive”.

KRITIKAT – “Nuk ndihem aspak i kritikuar apo fajtor nga askush. Jam krenar që jam përzgjedhur nga federata. Do ta drejtojmë këtë ndeshje me profesionalizëm”.

GABIMET – “I marr me natyralitet. Është diçka normale sepse të gjithë gabojnë në futboll. Të gjithë jemi të gabueshëm dhe mund të korrigjomë gabimet tona”.

PRECEDENTËT – “Estrada ishte në një nivel shumë të lartë në finalen e parë dhe shpresojmë që të jemi edhe ne. Do të jetë një finale e bukur dhe e luftuar”.

KRAHASIME – “Unë nuk dua të futem në çështje të tilla, por thjesht të arbitroj mirë një ndeshje dhe të zbatoj rregulloren. Nuk është diçka që jemi mësuar ne arbitrat. Më mirë e bëjmë detyrën në fushën e lojës sesa në deklarata apo në konferenca”.

Related posts

FATE TË KRYQËZUARA/ Mbappe-Haaland ndezin aksin Madrid-Paris, çfarë pritet të ndodhë në verë?

F.autor

Fitore e vuajtur për Kukësin, përmbys Teutën dhe konsolidon vendin e dytë

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” synojnë objektivin e Tottenham, ja oferta për Muriqin

Delo.autor

Leave a Comment