Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Tjetër futbollist i Bundesligas me COVID-19, ja emri dhe klubi

Futbolli është ndalur, futbollistë e trajnerë janë futur në karantinë. Ndërkohë, vijojnë të konfirmohen raste të reja të prekurish nga ky virus vrasës. Radha i ka ardhur klubit të Bundesliga, Hertha BSC, të provojë “pozitivitetin”. Një prej lojtarëve të kësaj skuadre ka rezultuar i infektuar me “Coronavirus”. Për pasojë, e gjithë skuadra është izoluar, edhe pse duhej të kthehej pikërisht sot në stërvitje, pas tri ditësh punë indivduale.

Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve, ishte e parashikueshme që, herët a vonë, virusi do të arrinte në ekip. Gjëja më e rëndësishme është që tani të gjithë t’i respektojnë rregullat. Ne duhet ta pranojmë situatën, ashtu siç është tani”, – u shpreh Michael Preetz, drejtori i përgjithshëm i Hertha. Sipas tij, të gjithë futbollistët profesionistë tani do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Ka qenë “Bild”’, media që ka zbuluar emrin e të prekurit. Bëhet fjalë për Maximilian Mittelstädt, mbrojtësin 22-vjeçar, që është formuar në skuadrat zinxhir të Hertha Berlin. Ai nuk është futbollisti i pari në Bundesligë, që rezulton me Covid-19. Më herët, Luca Kilian i Paderborn rezultoi pozitiv në testin e “tamponit”.

Related posts

Deulofeu yllit të Realit: “Në Barcelonë luani nëse jeni shok i Messit”

Q.Autor

JAVA E 18-TË/ Faza e dytë mbyllet të shtunën, ja të gjitha përballjet në Superiore…

Delo.autor

DY FITORE RADHAZI/ “Kuqezinjtë” e Piol mposhtin Bolognan

Delo.autor

Leave a Comment