Bundesliga Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Rebic vendos në ditët e fundit të merkatos pët të ardhmen

Reputacioni i tij u amplifikua me performacën heroike gjatë Kupës së Botës për kombëtaren Kroate. 24-vjeçari Ante Rebic tashmë deklaron se ka patur oferta konkrete dhe mjaft joshëse nga klubet e mëdha pas Botërorit. Kështu për shërbimet sulmuesit të krahut kanë shfaqur interes edhe “Djajtë e Kuq” të Mourinhos, përkrah Sevillas dhe Tottenhamit. Mbi transfertën e mundshme drejt “Old Traford” me vlerë rreth 50 milionë euro vetë Rebic shprehet se ndihet i përkëdhelur nga një mundësi e tillë, sikundër edhe nga lakimi i një sërë klubesh dhe trajnerësh që synojnë shërbimet e tij.

“Ecuria ime në Botëror ishte me të vërtetë pozitive, sikundër rezultoi dhe sezoni që lamë pas më klubin e Eintracht. Jam shumë i lumtur që kam krijuar siguri dhe besim, ka ende kohë deri në përfundim të merkatos kur unë do të marr një vendim lidhur me të ardhmen time. Shumë prej operacioneve të merkatos mbyllen pikërisht në ditët e fundit të saj, ndaj për momentin vijoj të mbetem një lojtar i Eintracht.

Related posts

ÇËSHTJA “PLESHTI” VAZHDON/ Befason babai i Messit: Im bir mund të qëndrojë tek Barcelona deri…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Wolves-Manchester City. Rezultati 1-3

Delo.autor

Serie A në kërkim të “bomberave”, ja cilët kanë qenë goditjet e janarit…

Q.Autor

Leave a Comment