Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ E konfirmon federata, talenti i Kosovës i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në të gjithë Europën, teksa numërohen raste të shumta të prekurish, ndër ta edhe futbollistë.

Një nga futbollistët që ka rezultuar pozitiv me këtë virus famëkeq, është edhe lojtari Valdrin Mustafa, që luan për Kosovën e 21-vjeçarëve.

Federata e këtij vendi ka konfirmuar se Mustafa ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por gjendja e tij është shumë e mirë.

Gjithashtu thuhet se lojtari është në karantinë së bashku me familjen e tij në Sarbruken të Gjermanisë. Valdrin Mustafa aktivizohet në Gjermani me ekipin e parë të Hanoverit. Kujtojmë se në të kaluarën Mustafa ka qenë edhe pjesë e moshave të Shqipërisë.

Related posts

U RIKTHYEN NË CHAMPIONS/ Tifozi serb ZHVESH LAKURIQ lojtarin e Crvena Zvezdas (VIDEO)

Isa.Autor

Ka marrë shiritin e kapitenit, futbollisti kroat gati të rinovojë me Fiorentinën

Sadik.Autor

Briken Calja: Po stërvitem për Botërorin, synoj Lojrat Olimpike

Sadik.Autor

Leave a Comment