Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Conte si… “Big Brother”, kontrollon ushtrimet e lojtarëve dhe komunikon nga izolimi

Dje ishte dita e pestë e vetë izolimit për Interin. Gjithçka nisi në mbrëmjen e së mërkurës së kaluar, kur Juventusi informoi mjekun zikaltër Piero Volpi që Daniele Rugani ishte pozitiv me Kovid-19.

Lajmi më i mirë është që askush nga të “izoluarit”, deri tani, nuk ka shfaqur simptoma dhe juventini ndihet i shëndetshëm, ndaj si për gjithë të tjerët nuk ka qenë nevoja e tamponit. Karantina do të vazhdojë, megjithatë, deri të mërkurën 25 mars, ose më saktë kur të skadojnë 14 ditët e parashikuara për një infektim potencial.

Por, në të vërtetë, duke llogaritur që kontaktet e mundshme me Ruganin të kenë ndodhur vetëm të dielën 8 mars, ditët që kanë kaluar shtohen në 8. Antonio Konte arsyeton mbi këto shifra dhe jo vetëm.

Normalisth është pjesë e grupit të “izoluarëve” dhe gjatë ditëve të kaluara ka përfituar për të lëshuar një apel, përmes rrjeteve sociale, që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Po, po si i kalon ditët e tij trajneri leçez? Eh, meqenëse është mësuar të ketë gjithçka nën kontroll, edhe në këto kushte bën të mundur që të qëndrojë i informuar, së pari mbi shëndetin e futbollistëve, por edhe për mënyrën se si po punojnë për të ruajtur së paku tonifikimin muskulor.

TABELA E PUNËS – Porsa nisi vetë-izolomi, së bashku me stafin e tij, Konte i dorëzoi secilit prej lojtarëve një tabelë pune ditore, me një seri ushtrimesh për të kryer. Për të vërtetën nuk ka shumë marzhe manovre, në kuptimin që varet nga ato që ka secili në dispozicion në banesë.

inter

Konte është i pari i vetëdijshëm, por minimalisht ka dashur të kujdeset për vazhdimësinë. Me rinisjen e stërvitjeve, që për momentin është e vështirë të parashikohet, do të nevojitet megjithatë një përgatitje e re për rikthimin në fushë: do të jetë gjithçka më e lehtë nëse zikaltrit do i jenë bazuar programit.

USHQIME NË SHTËPI – Ndër të tjera, meqenëse nuk është rasti t’i lihet asgjë rastësisë, Handanoviç me shokë marrin çdo ditë vaktet në shtëpi. Nga njëri krah, sepse kështu nuk është nevoja që një familjar të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret. Në tjetrin, sepse mbahet nën kontroll ushqimi, duke u sigiruar që çdo futbollist të marrë dozën e duhur të proteinave, yndyrnave, sheqernave, etj…

Me zgjedhjen e pjatave merret nutricionisti Pinçela, një tjetër i besuar i Kontes i cili, jo rastësisht, kujdeset në detaj për të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Ndërsa shërbimin e dërgesave e organizoi klubi, gjithmonë në siguri: pra ushqimi dërgohet në shtëpi, por duke evituar çdo lloj kontakti dhe duke ruajtur distancat.

Inter

“CHAT” DHE TELEFONATA – Në distancë janë edhe komunikimet. Ato nuk janë ndërprerë kurrë, madje janë shtuar në sajë të situatës. “Chat”-i i skuadrës është shumë i frekuentuar. Dhe dikush ka gjetur mënyra alternative. Kandreva dhe Lautaro, për shembull, duke qenë se banojnë pranë njëri-tjetrit, mund të përshëndeten edhe nga dritaret. Për komunikimet zyrtare, ndërkohë, është i angazhuar menaxheri Taljakarne, i cili përcjell komunikatat e Kontes.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllen pjesët e para, mungesë e theksuar golash, INTERI ruan…

Isa.Autor

“KATALANASIT” TË PAPËRMBAJTSHËM/ Sergio Roberto shuan shpresat e Manajt dhe ndëshkon Getafen (VIDEO)

Delo.autor

“NËSE LOJTARËT THONË SE…”/ Stefano Pioli, apel Milanit për Ibrahimovic! Trajneri bën premtimin e madh te tifozët

Delo.autor

Leave a Comment