Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

INTER ME PLAN PËR TË ARDHMEN/ Pas Kumbullës interesohet edhe për mbrojtësin argjentinas, ja emri

Interi ka filluar të mendojë që tani  për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës, kryesisht në repartin e mbrojtjes.

Me shumë mundësi Diego Godin do të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Marash Kumbulla ndiqet prej kohësh nga ziklatërit dhe në verë pritet të nisin sulmin për të afruar në skuadër mbrojtësin shqiptar. Por, nuk është vetëm Kumbulla objektiv i zikaltërve për mbrojtjen.Lucas-Martinez

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se një lojtar tjetër që ndiqet nga Interi është edhe mbrojtësi i River Plejtit, Lukas Martinez Kuarta. Ky i fundit pëlqehet shumë nga zv. presidenti zikaltër, Havier Zaneti dhe do të provojë ta marrë në ekipin e tij.

Related posts

PAS NAPOLIT DHE REAL MADRID/ Futet në garë për James Rodriguez klubi gjigant…

Delo.autor

NGA INIESTA TEK RONALDINHO/ Mahnitën futbollin ndër vite me talentin e tyre, zbuloni yjet që i formoi… futsalli

Delo.autor

PAS RINOVIMIT ME JORDY ALBAN/ Barcelona përgatit planin për të marrë veteranin madrilen

Delo.autor

Leave a Comment