Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ LEICESTERIT/ Klopp: Ata mund të shkaktojnë surpriza, ndaj duhet të…

Skuadra e Liverpool do të presë në fushën e saj Leicester në ndeshjen e radhës në Premier League, një ndeshje që për trajnerin Jurgen Klopp është e vështirë. “Dhelprat” këtë sezon kanë befasuar disa herë, siç janë fitoret ndaj Chelsea apo Manchester City brenda pak ditësh. Ndaj Klopp nuk i beson aspak kalendarit dhe faktit se kjo mund të duket një përballje e lehtë për skuadrën e “reds”.

“Kam mësuar që në Premier nuk ka kurrë ndeshje të lehta. Janë pikërisht këto ndeshje që ta humbasin titullin dhe Leicester këtë sezon ka dhënë provën që mund të shkaktojë surpriza. Kanë mundur Chelsea dhe City, që janë rivalët tanë për titull, ndaj duhet të kemi kujdes, pasi mund të na befasojnë edhe ne”, u shpreh trajneri Jurgen Klopp.

Liverpool ka 4 pikë avantazh karshi Manchester City në renditje dhe gjatë fundjavës së kaluar skuadra e “reds” ka qenë pushim, pasi nuk ka luajtur në FA Cup, pasi është eliminuar. Kjo i ka dhënë mundësi trajnerit Klopp të stërvitë për disa ditë radhazi ekipin pa u sforcuar. “Edhe pse kemi patur disa mungesa në stërvitje, gjërat kanë shkruar mirë”, tha Klopp.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dështuan të blinin aksionet e Milanit, arabët dhe amerikanët vihen në ndjekje të Interit

F.autor

MOURINHO U ZYRTARIZUA TEK STOLI I ROMËS/ Ja ku renditet mes 10 trajnerëve më të paguar në botë…

Delo.autor

NUK NDODHTE PREJ 70 VITESH/ Interi arrin rekordin e veçantë në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment