Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Shtyhet ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, ja kur do të zhvillohet

Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet më 4 qershor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në praninë e tifozëve.

Një vendim të tillë federatave respektive ua ka komunikuar UEFA gjatë ditës së sotme.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej më 26 mars, mirëpo si pasojë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në shumicën e vendeve të Evropës, UEFA vendosi t’i pezullojë të gjitha aktivitetet e muajit mars dhe prill dhe njëherësh edhe ta shtyjë Kampionatin Evropian për një vit, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe njëherësh t’i jepet mundësi federatave që t’i përfundojnë deri në fund të qershorit kampionatet e tyre kombëtare.

Ndërkohë, ndeshja finale e “play-off”-it do të zhvillohet më 9 qershor, ku do të ballafaqohet fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

Finalja siç dihet është përcaktuar me short dhe do të zhvillohet në Gjeorgji ose Bjellorusi.

Related posts

Suárez: Nuk kam ndikuar aspak në nënshkrimin e Coutinhos

Q.Autor

PUSHIME DHE HARE/ Pamela Anderson, në pritje të dasmës me kampionin e botës

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment