Futboll La Liga Sport

THEU RREGULLAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ylli i Real Madrid: Jam gati të paguaj pasojat

“Pse kam dalë nga shtëpia? Nuk isha në dijeni të rregullave. E di që është e vështirë të besohet, por është e vërtetë. Në Spanjë dhe Italli, kushdo që është në karantinë mund të dalë dhe të derdhë plehrat,  të shkojë në farmaci ose në një dyqan”.

Këto  kanë qenë fjalët e yllit të Real-it, Luka Jovic, për portalin Objetik, ku ka treguar  të vërtetën e tij në lidhje me akuzën se ka injoruar në Beograd masat e izolimit të vëna nga autoritetet serbe për pandeminë Covid-19.

“Nuk e dija se çfarë duhet të bëja gjatë vetë-izolimit, domethënë nëse mund të dilja në kushte të caktuara. Dhe natyrisht jam gati të pranoj të  gjitha pasojat e veprimeve të mia”, ka thënë Jovic.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Juventus-Udinese, ja formacionet e mundshme… Ronaldo?

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Perez kërkon shkëmbinim kokë më kokë me yllin e Juventusit…

Delo.autor

Strootman: Fitore e rëndësishme, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

Q.Autor

Leave a Comment