Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Nainggolan sfidon COVID-19: Pas kësaj karantine do të luaj deri në…

Moment izolimi për të gjithë lojtarët e Serie A dhe jo vetëm, për shkak të kufizimeve të diktuara nga “Coronavirus”. Kështu që Radja Nainggolan është, gjithashtu, i izoluar në shtëpi, duke pritur që kampionati të fillojë përsëri, duke shpresuar për lajme të mira nga pandemia globale.

Belgu foli nga profili në Instagram i Cagliari, në një transmetim të drejtpërdrejtë. Nainggolan, si gjithë të tjerët, nuk po e provon mirë faktin që duhet të qëndrojë brenda:

Në përgjithësi jam i qetë. Unë pres lajme dhe vazhdoj të stërvitem në shtëpi, edhe pse kjo mënyrë e jetës nuk është bërë për mua. Qëndrimi në shtëpi pas një kohe bëhet mërzitje absurde. Unë luaj pak me shokët e mi në PlayStation, provoj ta kaloj kohën. Dje bëra një tortë me vajzën time. Më pas bëj provova të kooperoj me disa grupe DJ për të kaluar një moment të lirë…”

Por, Nainggolan mezi pret të rifillojë jetën e mëparshme: “Sapo të mbarojë kjo karantinë, unë dua të kem një mbrëmje të këndshme, si në të kaluarën. Dhe tani, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj të luaj deri 50 vjeç”.

Related posts

ARSENAL-LIVERPOOL/ Aksion perfekt nga “Të Kuqtë”, Sadio Mane zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

YLLI BERISHA PROTAGONIST NË KAMPIONATIN RUS/ Ish-futbollisti i Skënderbeut i shënon Lokomotivës së Moskës (VIDEO)

Delo.autor

U ZHDUK PARA SFIDËS ME POLONINË/ Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt: Balliu u Infektua te Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment