Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI KOULIBALY DREJT LARGIMIT/ Napoli gjen zëvendësuesin në Bundesliga, ja emri

Ka zhvillime në shtëpinë e Napolit. Edhe pse një periudhë ndalese e futbollit, Cristiano Giuntoli po merret me merkaton dhe të ardhmen e skuadrës blu. Pas prenotimeve të Rrahmani, Demme, Lobotka, Politano dhe Petagna, viti 2020 mund të rezervojë edhe “lamtumira” të rëndësishme. Një nga këto është Kalidou Koulibaly, temë me rëndësi të madhe.

“Mirror” e lakon pësëri emrin e qendërmbrojtësit senegalez te Manchester United, i cili bleu Maguire verën e kaluar, por mund të mos ndalet këtu. Çmimi i transferimit do të ishte rreth 90 milionë euro, një shifër që do t’iu jepte frymëmarrje financave të Napolit. Kësisoji, De Laurenttis nuk do të kishte asnjë problem të eksploronte për një zëvendësues të nivelit të lartë të senegalezit.

Emri i ri, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është ai i Robin Koch, qendërmbrojtës i Freiburg dhe i kombëtares së Gjermanisë. Joachim Löw i dha atij hapësirë dhe besim në vjeshtë, pas shfaqjeve të shkëlqyera në Bundesliga. Lojtari i datëlindjes 1996 drejton mbrojtjen me tre të ekipit të Streich.

Çmimi i blerjes së tij nga Kaiserslautern ishte 15 milionë euro, por lëvizja e radhës lehtësohet nga skadimi i kontratës aktuale në vitin 2021. Edhe Napoli do të donte të shpenzonte pak më shumë se 10 milionë për këtë rol.

Related posts

Carlo Tavecchio: Dybala ka qenë shumë pranë Italisë

Sadik.Autor

Merkato te Juve, Marotta zbardh situatën për Allegri dhe Alex Sandro

Q.Autor

FITOI MEDALJE ARI NË OLIMPIADË/ Sportistja tregon se si një prezervativ e ndihmoi të arrinte suksesin e madh

Delo.autor

Leave a Comment