Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në Itali janë të sigurt, kjo është arsyeja e krizës së Paqueta!

Një nga lojtarët që ka zhgënjyer më së shumti te Milani këtë sezon, ka qenë padyshim Lucas Paqueta. Braziliani u mor janarin e vitit të kaluar nga Flamengo për 38 milionë euro dhe pati një impakt fantastik në gjysmë-sezonin e parë te Milan.

Sezoni aktual pritej të ishte edhe ai i konfirmimit për Paquetan, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe fantazisti ka vuajtur shumë, duke u shfaqur një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga ai çfarë pamë sezonin e shkuar.

“Gazzetta dello Sport” shkruan ditën e sotme edhe arsyen kryesore të krizës së brazilianit, që sipas prestigjiozes italiane vjen vetëm nga ndryshimi i modulit nga 4-3-3 në 4-4-2. Me skemën e re, Paqueta nuk e gjen aspak veten dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe në minutat që është aktivizuar. Sipas gjasave, në verë fantazisti do të largohet dhe destinacioni më i mundshëm është PSG.

Related posts

LIVE/ TEUTA-TIRANA: Starton pjesa e dytë, Shkëmbi hedh në fushë futbollistin Kamara (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

LUKAKU E ZHVESH NGA 9-TA/ Gati t’ia rikthej Mauro Ikardit numrin klubi gjigant i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment